Qeveria sllovene vendosi sot të zgjasë me një javë të gjitha masat kryesore të bllokimit, duke përfshirë ndalimin e tubimeve, shkollimin në klasë, lëvizjen midis komunave dhe shtetrrethimin 21:00 – 06:00.
Transporti publik do të mbetet i mbyllur dhe regjimi aktual i vënies së maskave,I cili përfshin përdorimn e maskave në mjediset e jashtme, do të qëndrojnë në fuqi për të paktën dy javë të tjera.
“Qeveria do të miratojë një plan për një lehtësim të masave javën e ardhshme”, tha zëdhënësi i qeverisë, Jelko Kacin, për shtypin.
Gjithashtu, Kacin përmendi lehtësira të mundshme në lidhje me shërbimet ndaj individëve, si hapjen e parukeritë dhe qendrave të estetikës.