Sputnik: Dinastia serbe, Karagjorgjeviq dhe familja e tenistit, Novak Gjokoviq janë me prejardhje shqiptare


Mediat serbe dhe ruse, B92 dhe Sputnik raportojnë se profesori me prejardhje boshnjake nga Sarajeva, Besim Spahiq, ka thënë se dinastia serbe, Karagjorgjeviq dhe familja e tenistit Novak Gjokoviq janë me prejardhje shqiptare.

Ai kohë më parë në një tribunë të mbajtur ka nxjerr në pah shumë të dhëna sipas të cilave praktikisht gjithçka rrjedh nga shqiptarët, thekson portali më i madh rus, Sputnik, transmeton lajmi.net.

“Dinastija Karagjorgjeviq rrjedh nga fisi shqiptar Klement. Tre Papa të Vatikanit ishin shqiptar. Nënë Tereza është shqiptare, Rober Dole, senator amerikan, është me prejardhje shqiptare. Momentalisht në Amerikë janë shtatë senatorë, shtetas amerikan, nga Shqipëria. Gjashtë kryebashkiak të Çikagos kanë qenë me prejardhje shqiptare…”, ka thënë Spahiq.

Profesori i rregullit i Universiteti të Sarajevës, i cili vlen si njëri nga teoricientët me të famshëm në rajon në aspektin politik, merret edhe me publicistikë dhe teori të kulturës.

“Thonë, Novak Gjokoviqi është i ynë – serb. Qysh serb, kur është Gjokaj, katolik shqiptar nga Tuzi dhe kur vëllai i tij edhe më tej quhet Dragan Gjokja”, ka thënë Spahiq.

Në versionin për prejardhjen e tyre në Wikipedia, shkruan që familja Karagjorgjevic, vije nga Vasojevići (zona e Plavës dhe Gucisë) e cila është e banuar me shqiptar.


Sidoqoftë, ata thuhet te kenë emigruar në Suharekë (Therandë) rreth viteve 1730-40.

Një tjetër version thuhet se ata kanë prejardhje nga fisi Kelmend nga Shkodra.