Stresi “të fala“ Lorik Canës: Pse more Lorik? Mos harro Liria ka vetëm një emër UÇK

Reperi nga Shqipëria këto ditë ka qenë mjaft aktiv në rrjete sociale duke bërë fushatë kundër Edi Ramës dhe partisë së tij, pasi me 25 prill Shqipëria ka zgjedhje të reja.

Së fundi Lorik Cana ka dhënë një përgjigje për fansat e tij, ku është pytetur se cilin mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës do ta votojë në këto zgjedhje, shkruan “Kosovarja”.

Përgjigja e Lorikut ishte kjo:

“Me Bashën nuk kam pasur fare afrimitet, kurse me Edin kam miqësi. Nuk kam dyshime, nëse do të votoj do të zgjedh Partinë Socialiste dhe Edi Ramën. Shqipëria ka bërë progres, mendoj se Rama e meriton mandatin e tretë” ka thënë Cana.

E me këtë deklaratë të Lorikur si duket ka pasur hatërmbetje reperi Stresi, i cili është shprehur se po bën gabim.

“Pse more Lorik? Mos harro Liria ka vetëm një emër UÇK. Ti je patroit nga Gjakova, a e di se sa njerëz janë të humbur nga lufta në Gjakovë dhe s’dihen as eshtrat. I vetmi progres i Edi Ramës është takimet me Vucicin. Ai që s’kerkon falje për masakrën e Kosovës. Gabim Lorik…” ka vazhduar Stresi duke kritikuar këtë përgjigjë të Canës./Kosovarja