Të braktisur nga babai! Çfarë vuajtjesh kanë kaluar këto tre fëmijë shqiptarë


Shkojmë në Lushnje për të takuar në këtë shtëpi të rrënuar tre fëmijë dhe nënën e tyre. Këtu ka fare pak, në mos asgjë. Jetojnë mes mjerimit. Shtëpiza mezi mbahet në këmbë, tavani ka rënë thuajse, ndërsa muret janë hapur. Sesi e kanë përballur dimrin, një Zot e di… këtu nuk ka as drita e as ujë. Edhe ajri mban pezull dhimbjet sepse në këtë ngrehinë vuajtjet janë katërfish. Të nënës, Zares, të fëmijëve, Esmeraldës 15 vjeçe, Marias 13 dhe Reshatit, veçse 8 vjeç /Pamje mePosht

Reshati është ende i vogël, por Esmeralda e Maria e kuptojnë më së miri barrën e të qenit të harruara, në varfëri.