“Ti i pafytyrë, bërllog”, Melihate Tërmkolli ofendon gazetarin Arsim Lani (FOTO)


Mes tjerash, Tërmkolli edhe kërcënon gazetarin duke i thënë se “ke me pagu krejt këto”. Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka ofe nduar gazetarin Arsim Lani.

Ka qenë vet gazetari Arsim Lani, i cili ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook bisedën përmes platformës “Viber”, ku mund të lexosh një sërë fyerjesh nga ana e Tërmkollit drejtuar gazetarit.

Lani, i cili është edhe moderator i emisionit “Frontal” në T7 duke se ka ftuar në studio Tërmkollin, por të njëjtës nuk i ka pëlqyer i ftuari tjetër që ishte i pranishëm në po të njëjtën ditë, për këtë arsye ajo e quan atë disa herë i pafytyre e bërllok.