Uji “buron” nga mani 100 vjeçar, shqiptari tregon se çfarë fshihet pas fenomenit të çuditshëm

Banorët thonë se pasi të përfundojë dimri, mani kthehet në burim që rrjedh. Anton Pllumaj, në një intervistë me Skype për Abc e mëngjesit”, foli për këtë fenomen të çudίtshëm.

Ai tregoi se kjo ndodh për shkak të përrenjve nëntokësore që ndodhen në këtë zonë, të cilët kohës që ka reshje të dendura shiu, “fryhen” dhe dalin në sipërfaqe.

Në rastin konkret, uji ka gjetur një dalje në zgavrën e manit shumë vjeçar duke e bërë që të duket si një “burim” uji.

“Ndodhet në fshatin Dinosh, vendi përballë luginës së Cemit. Fshati ka popullatë shqiptare. Karakterίstikë është se krejt zona është e njohur për kanalet nëntokësore që kanë krijuar përrenjtë ndër shekuj. Këto përrenj nëntokësor kanë gjetur daljen nëpërmjet zgavrës së manit.”, tha Antoni.