Uji në fshatin Baicë që shëron sëmundjet e lëkurës dhe të lukthit (VIDEO)


Jo shumë larg Lipjanit, gjendet fshati Baicë. Ky fshat i cili konsiderohet si njëri nga më të bukurit e vendit ka edhe një burim të pazakontë.

Madje për të marrë një shishe nga ajo, qindra qytetarë nga mbarë Kosova, brenda ditës e vizitojnë këtë burim, shkruan arbresh.info.

Sipas pretendimeve, ata të cilët e pinë këtë ujë nuk do të kenë më probleme me lukth, dhe nuk do të preken nga sëmundjet e lëkurës.