“Unë do të ballafaqohem drejtpërdrejtë me Hashim Thaçin në Gjykaten Speciale”


Fadil Geci, vëllai i madh i vëllezërve Geci nga Llausha, përmes një postimi në Facebook, ka vendosur të flasë edhe njëherë për komunikatën e Ushtrisë Çlirim tare të Kosovës, numër 59, kundër vëllait të tij, Gani Gecit, të cilën thotë se ka shkruar Hashim Thaçi në kohën e l uftës. Geci në këtë postim të tij ka treguar se deputeti Milaim Zeka sot ua ka konfirmuar fuqíshëm se këtë komunikatë e kishte shkruar Thaçi. Gani Geci ka treguar se Thaçi për këtë çështje do të ballaf aqohet edhe në Gjykatë Speciale.

“Sipas tre dëshmitarëve që Milaim Zeka i përmend me emër dhe mbiemër:1.) Jakup Krasniqi2.) Rexhep Selimi3.) Fatmir Lima Komunikatën nr.59 e ka shkruar Hashim Thaçi. Sipas Milaim Zekës, Hashim Thaçi ia ka lexuar Rexhep Selimit në telefon satelitor komunikatën nr.59 dhe Rexhep Selimi i ka thënë Hashim Thaçit se këto shpifje unë nuk i përkrah”, ka shkruar Fadil Geci.