Vetëvendosje: Presidenti nuk i takon asnjë partie, ai nuk është pronë


Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu ka thënë se me përjashtim nga LVV-ja, të gjitha subjektet tjera politike unitetin për presidentin e radhës po e kushtëzojnë më kandidatin e tyre dhe për interesat e tyre, ndërsa shtoi se zgjidhja e vetme për çështjen e presidentit janë zgjedhjet.

Përmes një postimi në Facebook, Kryeziu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje insiston që presidenti nuk i takon askujt, për shkak se nuk është pronë.

Ai edhe njëherë përsëriti se vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe se pas zgjedhjeve të reja, ai kuvend duhet ta zgjedh edhe presidentin.

Postimi i plotë: