Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Speciale, Nicolas Guillou, e ka pranuar ankesën e avokatëve të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt se kishte gabime në aktakuzën e ngritur ndaj tyre nga Prokurori Special.
Guillou e ka dërguar ankesën për shqyrtim në Gjykatën e Apelit, e cila është në kuadër të Gjykatës Speciale.
Avokatët e Gucatit dhe Haradinaj kishin listuar pesë pika të cilat konsiderohen si dyshime se ka shkelje nga Prokuroria Speciale e Hagës.
“Në dritën e asaj që u tha sa më sipër, gjyqtari i procedurës paraprake konstaton se Pesë Çështjet do të ndikojnë ndjeshëm në zhvillimin e drejtë dhe të shpejtë të procedurave dhe një zgjidhje të menjëhershme nga Gjykata e Apelit në lidhje me to mund t’i përparojë materialisht procedurat. Gjykatësi i Procedurës Paraprake në përputhje me rrethanat vërteton Pesë Çështjet nën parametrat e dhënë në paragrafin 21”, thuhet në konkluzionin e Gjykatësit