Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar 5.980 raste të reja që kanë rezultuar pozitive për vírusin corona në 24 orët e fundit. Kjo e bën mesataren e 7 ditëve në 7290 që është 9 për qind më pak se në javën e kaluar.
Trendi, ndonëse është në rënie, është ende në një nivel shumë të lartë.Shkalla mesatare në 7 ditët e fundit, e rasteve të rezultuara pozitive aktualisht është 26.5 për qind. Kjo do të thotë se nga 100 teste, mesatarisht 26 teste ishin pozitive.
Numri i testeve të bëra, në një mesatare 7-ditore është 29,626 teste në ditë, që është 5 për qind më pak se javën e kaluar.
BAG raporton 107 vd ekje të reja nga Covid-19. Numri i rasteve të vd ekjes është dukshëm më i lartë se ai i regjistruar deri më tash (72).
Ndërkohë, të gjitha kantonet së bashku raportojnë 3769 njerëz që po trajtohen në spitale për Covid-19. Kjo është 15 për qind më shumë se në javën e kaluar. /albinfo/