Vlora Çitaku – Kurtit: Albin, Nëse mendon se marrëveshja me NATO-n është tradhti, tërhiqu

Vlora Çitaku i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili sot në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se vazhdon të mendojë që marrëveshja që ka nënshkruar Kosova me NATO-n është e dëmshme.

Ajo tha se ky është një zotim i njëanshëm i Qeverisë së Kosovës.

Madje ajo i ka bërë thirrje Kurtit që të tërhiqet nëse mendon se është bërë tradhti.

“Jo Kryeministër, nuk është marrëveshje. Është zotim i njëanshëm i Qeverisë së Kosovës. Tërhiqu nëse mendon se është bërë tradhëti. Ose leje mos bë lojra pa shije. #NATO #Kosova”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.