Vuçiq: I lus Shqiptarët të mos e padisin Serbinë për gjenocíd sepse…

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka folur rreth padisë së paralajmëruar për gjen. ocid ndaj Serbisë.

Vuçiq ka thënë se Kosova mund ta bëjë këtë vetëm përmes një shteti të tretë, Shqipërisë, e që kjo do të thoshte bashkim kombëtar.

“A mund ta kërcënoni Serbinë me procese gjyqësore për gjen. ocid? Ju mund ta bëni atë vetëm përmes një shteti tjetër, domethënë përmes Shqipërisë – kjo do të thotë bashkim me Shqipërinë. Unë u kërkoj shqiptarëve nga Kosova të mos e bëjnë atë”, thotë ndër të tjera Vuçiq.

Sipas tij, Serbia lehtë mund të arrijë një marrëveshje me të gjitha vendet në rajon, por që aktorët e huaj vazhdimisht duan të kufizojnë dhe të frenojnë Serbinë.

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se deri në fund të vitit 2022 do të bëjë padi në Gjykatën Ndërkombëtare për gjen. ocidin serb mbi shqiptarët në lu. ftën e fundit.