Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka bërë kërkesë gjatë vikendit për të vizituar Kosovën. Por, autoritetet kosovare ia kanë refuzuar këtë kërkesë.
E pas refuzimit të kërkesës së tij, kanë filluar shakatë me presidentin serb. Në rrjete sociale po qarkullon një foto e një gruaje të ulur në autobus, e që i ngjason Vuçiqit.
“Vuçiq maskohet si grua për t’u futur në Kosovë pa leje 😂😂”, është mbishkrimi i kësaj fotoje. Nuk dihet nëse gruaja ngjason vërtetë me Vuçiqin apo është përdorur fotoshop.