Vuçiq po paralajmëron këtë gjë për Kosovën !


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë (RTS), Vuçiq tha se “nuk është i sigurt nëse Prishtina dëshiron të zbatojë diçka nga dialogu, për shkak të arsyeve të brendshme”.

Krahas dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia më 4 shtator kanë nënshkruar në Uashington, në prani të presidentit amerikan, Donald Trump, një marrëveshje për normalizim të raporteve ekonomike.

Por, Vuçiq tha se Serbia respekton këtë marrëveshje pavarësisht ndryshimit të administratës amerikane.

Ai përsëriti se “ka raporte personale të mira me Bidenin”, por sipas tij, “do të ishte më mirë për Serbinë nëse mbetet administrata aktuale e SHBA-së”.