Vuçiq: ”Turp, marrëveshje as për Zajednicën, as për zgjedhjet e Serbisë në Kosovë””

“Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se kumtesa e dal nga takimi mes Besnik Bislimit edhe Miroslav Lajçak “është paturpësi e madhe, pasi aty nuk pati asgjë konkret, asnjë pajtim, as për asociacion as për votime”, transmeton “Bota Sot”.

Ndërsa, shkrimet në gazetën “Guardian” rreth rr ezikimit dhe situatës së paqëndrueshme në rajon, i ka quajtur g ënjeshtra të gjitha ato konstatime.

“E kam lexuar”, shtoi Vuçiq “kumtesën e takimit Bislimi-Lajçak që ishte e paturpshme, pasi aty nuk pati asgjë konkrete, asnjë marrëveshje”.

“Ju flisni për kumtesën, ku nuk pati asnjë pajtim, asnjë marrëveshje për asgjë, as për asociacionin e komunave e as lidhur me zgjedhjet”, tha ai, duke shtuar se bëhet fjalë për situatë kur një populli i ndalohet dalja në votim.

Vuçiq ka theksuar se pret që shqiptarët të vazhdojnë me p resione të ndryshme.

Puna e vetme e rajonit është përfolja për Serbinë, ashtu që “të ngarkojnë perëndimin mbi qafë Serbisë dhe të ndalohet Serbia dhe zhvillimi ekonomik”.

Sipas Vuçiq s tabiliteti dhe situata në rajon është s tabile bile absolutisht s tabile.

“Askujt në rajon nuk i shkon mendja të prek apo s ulmon Serbinë, nëse për asgjë tjetër, së paku për shkak të f orcës së saj dhe pikë”, tha Vuçiq.