Vuçiqi me një premtim për shqiptarët: Por le ta dinë cilit shtet i përkasin

“Ne do të shtypim libra shkollorë në gjuhën shqipe, do të fusim një pjesë të shqiptarëve në sistem, do t’i integrojmë ata, ata do të punojnë si policë dhe mjekë”, tha sot presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë fjalimit të tij para publikut, transmeton gazeta zvicerane Le Canton27.ch.

“Por, le ta dinë shqiptarët se cilit shtet i përkasin, nuk ka shantazh apo polemikë”, shtoi Vuçiq.

Ai e tha këtë, pas bisedës së sotme me përfaqësuesit e OSBE -së për situatën në Preshevë dhe Bujanoc.

Javën e kaluar, shefi i Misionit të OSBE -së në Serbi vizitoi këto dy komuna, ku bisedoi me përfaqësuesit e shqiptarëve dhe serbëve.