Zbulohet Libri i Historisë “Shqiptarët janë vendas të Ballkanit, Serbët kanë rrembyer tokat e tyre

Historia e klasës së gjashtë në Serbi tregon se shqiptarët janë vendas të Ballkanit dhe që serbët kanë rrëmbyen tokat e tyre. Mediat beogradase raportojnë se ky është një detaj skandaloz i historisë së pretenduar mesjetare serbe.Libri në fjalë është publikuar nga Instituti për tekstet dhe Mjetet Mësimore. Autor është Rade Mihaljçiq, profesor i Fakultetit të Filozofisë në Universitetin e Beogradit. Ai po ashtu është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Republikës së Serbisë.

-Ndër të tjera, në tekstin e këtij libri thuhet se sllavët ishin emigrant, duke specifikuar serbët. “Vendasit janë shqiptarët, të cilët ishin pasardhës të ilirëve”. Autori i librit nuk ndalet me kaq, ai tregon edhe mbi pushtimet e osmanëve në trojet shqiptare, ku thekson se shqiptarët ishin pala e dëmtuar.Lidhur me këtë libër, ka nxitur reagime të shumta nga ana e historianëve serbë.

Profesori universitar, John Deretic ka sugjeruar se duhet t’i bëhet një rishikim historisë dhe paraqitjeve të serbëve si pushtues të tokave të tyre.“Në këtë libër mësimi thuhet se sllavët erdhën në Kosovë dhe Metohi, dhe atje ata gjetën Ilirët, të cilët janë shqiptarët e sotëm, në njëfarë forme ata rrëmbyen shtëpitë dhe fushat, dhe për këtë arsye ata ishin të detyruar të shkojnë në male dhe për të mbajtur bagëtinë.