Për shkak të humbjes së bastionit të Llapit dje, brenda Lidhjes Demokratike kanë filluar zërat revoltues kundër strukturave të larta në këtë parti.
Delegati i Kuvendit të Përgjithshëm të LDK-së, Naser Arifi, ka marrë iniciativën për thirrjen e një kuvendi të jashtëzakonshëm të LDK-së.
Ai thotë se ky kuvend do të ketë qëllim përjashtimin e të gjithë atyre, siç thotë ai, që s’kanë të bëjnë me ideologjinë e as programin e LDK-së dhe shkarkimin e të gjithë atyre që e sollën LDK-në në këtë pikë.
Sipas tij, përmes këtij Kuvendi, do të ndalet poshtërimi dhe përdhosja e dinjitet të LDK-së.
Njoftimi i tij i plotë: