Zot sa e rëndë/ Vetëm 11-muajsh, aktorja e njohur drithëron rrjetin, humb më të shtrenjtin e zemrës


Aktorja e njohur Sharon Stone ka humbur nipin e saj 11-muajsh, River Stone.

Aktorja 63 vjeçare tha se vogëlushi vdiq si pasojë e mosfunksionimit të organeve. Më parë, Stone kishte treguar historinë e tij duke postuar një fotografi të fëmijës së intubuar në rrjete sociale.

Aktorja hollivudiane shpërndau një video prekëse në nder të vogëlushit që do të mbushte 1 vjeç në Shtator. “River Ëilliam Stone 8 Shtator, 2020 – 30 Gusht 2021,” shkroi ajo krahas videos që e kishte shoqëruar me këngën “Tears In Heaven”.