Zyrtari Amerikan “dridhë“ Beogradin: Amerika vendos për çështjen e Kosovës


Ish zyrtari i Departamentit amerikan të Shtetit, Bertram Brown vlerësoi se Shtetet e Bashkuara janë faktori kyç kur bëhet fjalë për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas medieve serbe, Serbia do të ketë bashkëpunim të shkëlqyeshëm me administratën e Presidentit të ri të SHBA Joe Biden, por kjo do të ndodhë vetëm nëse administrata e ardhshme mban qëndrimin pozitiv që administrata e Donald Trump kishte ndaj Ballkanit.

Në samitin “Java e NATO-s” në Beograd, Brown gjithashtu vlerësoi Serbinë dhe presidentin e saj Aleksandar Vuçiq për qëndrimin e tyre ndaj BeH, por edhe për bashkëpunimin me Kosovën dhe Shqipërinë.

“… Presidenti Vuçiq po bashkëpunon me Kosovën dhe Shqipërinë në një mënyrë të arsyeshme. Në këtë kuptim, administrata e Vuçiqit sigurisht do të ketë marrëdhënie të mira me administratën e Biden”, tha Brown.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të mbështesin dialogun dhe të përdorin fuqinë e vet për të mundësuar dhe lehtësuar më tej dialogun.

“Amerika është faktor kyç kur bëhet fjalë për Kosovën. Ajo mund të sigurojë bashkëpunimin e Qeverisë së Kosovës. Në atë kuptim, nëse duam të arrijmë një marrëveshje, Amerika është faktori kyç dhe mund të ndihmojë vërtet”, tha Brown.

Ai vlerësoi se Trump ishte një katastrofë për Amerikën dhe pozicionin e saj në botë, por që nuk ishte një katastrofë për Ballkanin. Siç deklaroi ai, politika amerikane në Ballkan ruajti vazhdimësinë gjatë administratës Trump.