Zyrtarja e Parlamentit Evropian kapet ”keq” me Macronin për Kosovën! ”Mjaftë i mashtruat”

Ra portuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë të mar.tën se shpreson që në një të ardhme të shohë qën.drime më pak të polarizuara brenda Bashkimit Evropian, për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, sidomos në Francë.

Ajo e ka quajtur për keqardhje dhe të ga.buar vendimin e Francës për mosdhënie të dritës së gjelbër për këtë proces, as në vizitën e fundit që ka pasur krye.ministri i Kosovës Albin Kurti në Paris.

Sipas saj, Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për li.beralizim vizash dhe Bashkimi Evropian nuk ka kryer detyrat e veta, dhe në këtë mënyrë po humb kredi.bilitetin.

“Kjo gjë është me të vërtetë diskriminuese”, ka thë.në mes tjerash ajo.

Megjithatë, von Cramon, ka thënë se Kosova duhet të vazh.dojë në çështje të korrupsionit dhe reformave, në mënyrë që Qeveria fran.ceze të bindë më lehtë publikun e vet për këtë temë.

E pyetur nëse ka mundësi që procesi i libera.lizimit të vizave të lidhet me dialogun Kosovë-Serbi, ajo ka thënë se nuk ka dijeni për diçka të ti.llë, pasi, të paktën në të kaluarën, këto çështje nuk kanë qenë të lidhura me njëra-tjetrën.

Franca është një ndër shtetet më ske.ptike sa i takon heqjes së regjimit të vizave për shtetasit e Kosovës.

Pas takimit me presidentin fran.cez, Emmanuel Macron, më 23 qeshor, kryeministri Albin Kurti ka thënë se përfaqësuesit e këtij shteti nuk kanë ndë.rruar qëndrim sa i takon liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Unë jam i bindur që ata e kanë marrë me.sazhin tonë, mirëpo nuk ka zotim nga ana e tyre që do të ketë heqje të regjimit të vizave”, ka deklaruar krye ministri Kurti për televizionin publik të Kosovës po atë ditë.

Mes tjerash, kryeministri Kurti ka thënë se du.het punuar me Holandën dhe shtetet e tjera që janë skeptike për këtë proces.

Kosovës i është premtuar liberalizimi i vi.zave që nga viti 2011.

Tre vjet më parë, Komisioni Evropian ka re.komanduar heqjen e regjimit të vizave për Kosovën.

Liberalizimi është votuar edhe në Par.lamentin Evropian, porse vendimi final ka mbetur te Këshilli i Ministrave të BE-së.

Kosova është vendi i vetëm në Ball.kanin Perëndimor, qytetarët e së cilës nuk gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën Shengen.