5 vjeçari që vdíq ditë më parë, kishte karakter të jashtëzakonshëm: E pyeste babain për dorën e Fatmir Latifajt

Para disa ditësh ka ndërruar jetë vogëlushi mitrovicas me vendbanim në Finlandë Arbijon Nuradini.

Por detaje interesante dhe emocionale janë shpalosur dje gjatë faljes së xhumasë në xhaminë në Shipol ku është imam hoxhë Fatmir Latifi.

Hoxha tejet i emocionuar ka treguar se vogëlushi ishte dashamir i madh i tij dhe hoxhës Shefqet Krasniqi, ku ka vënë në pah që pak para se të vdiste vogëlushi e ka pyetur babain e tij se si e ka dorën hoxha Fatmir.

Më pas hoxha nga Shipoli e ftoi babain e vogëlushit të ndjerë para xhematit për një fjalim të shkurtër, shkruan ditori

Arbnor Nuradini,babai i Arbijonit ndër të tjera theksoi se djali i tij vazhdimisht kërkonte të dëgjoj Kur’an dhe i thoshte babait të tij “Të bëra telashe”.

Në fund, babai i vogëlushit njoftoi xhematin se evladi i tij ndërroi jetë duke thënë fjalët e fundit “La ilahe il Allah, Muhamedun Resulillah”, shahadeti-dëshmia sic njihet në fenë islame.