52% e serbëve mendojnë se duhet të pushtohet Kosova, 47% thonë se do të merrnin pjesë vetë në Iuftë


52 për qind e serbëve të anketuar thonë se Serbia duhet të ndërhyjë ushta rakisht në Kosovë në rast të një k onflikti të a rmatosur derisa 47 për qind thonë se janë të gatshëm t’i bashkohen personalisht një veprími të tillë.

Në hulumtimin e realizuar nga Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë, del që 70 për qind e të anketuarve besojnë se në pesë vjetët e ardhshme në Ballkan nuk do të ketë më sh përthime të a rmatosura.

Për serbët gjëja më e rëndësishme sa i përket politikës së jashtme është ‘mbajtja’ e Kosovës si pjesë e Serbisë si dhe forcimi i bashkëpunimit me Rusinë.

Ndërkohë dy të tretat e të intervistuarve janë të bindur se paqja e qëndrueshme në mes të serbëve dhe shqiptarëve është e mundur ndërkohë gjysma e të anketuarve thonë se një gjë e tillë është e mundur të arrihet vetën në rastin e një zgjidhjeje pa qësore për statusin e Kosovës.

Të pyetur nëse Serbia duhet të njoh pavarësinë e Kosovës, 80 për qind e të anketuarave u përgjigjën negatívisht.

Sondazhi u krye midis shtatorit dhe tetorit në një mostër prej 1,200 qytetarësh.