Isa Mustafa: Kurrë nuk e kishim humbë Podujevën por …


Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, vlerëson se ka një sërë shkaqesh që mund ta kenë shkaktuar humbjen në zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Podujevës.
“Një prej shkaqeve mund të jetë tërheqja e Agim Veliut për anëtar të Qeverisë. E kemi llogaritur se duhet të kemi në Qeveri njerëz që kanë dhënë gjatë kontribut në LDK”.

“Në një gjendje të tillë nuk do të kishim nevojë fare për zgjedhje. Ndonjë ndryshim thelbësor nuk ka ndodhur as që mund të ndodhë. Do të punojmë me degën dhe anëtarësinë tonë. Rezultate janë të pranueshme sepse zgjedhjet kanë qenë të rregullta, është verdikt i qytetarit”, ka thënë Mustafa, njofton Klan Kosova.

Mustafa në Rubikon se edhe ambiciet e njerëzve për të parin e komunës brenda partisë mund të kenë ndikuar në rezultat.

“Ndoshta edhe ne e kemi neglizhuar pak që nuk kemi shkuar atje për të punuar me të gjithë njerëzit.

E vlerësojmë si keqardhje që na ka ndodhur në Podujevë. Llogaris që shumica atje janë dhe do të jenë me LDK-në. Jam shumë i bindur se sikur të shkojmë atje, të punojmë me njerëz dhe bëjmë korrigjimet që kërkojnë njerëzit tanë”.

“Jam shumë i bindur që do të jemi, por për të qenë nuk duhet të neglizhojmë asnjë fakt”.