Avokati i përgjigjet fjalëve të prokurorit Smith se Thaçi mund të d ënohet me burgim të përjetshëm


David Hooper, avokat i ish-presidentit Hashim Thaçi e ka komentuar paralajmërimin e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Hagës, Jack Smith se ish-drejtori politik i UÇK-së mund të d ënohet me burgím të përjetshëm.

Në një kërkesë parashtruar Gjykatës Speciale për lirimin me kusht të Thaçit, avokati britanik e ka bërmendur edhe paralajmërimin e Smithit për burgim të përjetshëm. Ai ka thënë se kjo është e gabuar dhe se është përdorur vetëm si mjet për ta arsyetuar paraburgimin.

“Thirrja e ZPS-së për seriozitetin e akuzave “të cilat mund të sjellin një dëním me bur gim të përjetshëm” pasi krijon një “nxítje të for të për të mos u gjy kuar”, është e gabuar.

Kjo do të lejonte ZPS-në ta justifikonte paraburgimin duke ngarkuar seriozisht kr,imet pavarësisht nga aftësia e saj për të provuar përfundimisht kryerjen e tyre.

Pritja e një dëními të gjatë nuk mund të qëndrojë kundër një të ak uzuari ‘in abstracto’, duke pasur parasysh që të gjithë të ak uzuarit para DHSK-së, nëse dënohen, ka të ngjarë të përballen me dënime të gjata.

As graviteti i veprave penale, në vetvete, nuk mund të justifikojë periudha të gjata të ndalimit ose paraburgimit”, thuhet në kërkesën e Hooper për lirimin me kusht të Thaçit.

Në kërkesën që e kishte bërë kryeprokurori Jack Smith, shkruante se Thaçi mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

“Përderisa të dhëna të caktuara dhe të përgjithshme në lidhje me aktakuzën e dorëzuar dhe të pakonfirmuar janë publikuar, ndjenja nxitëse e z.Thaçi për t’u arratisur, për t’i penguar proc edurat dhe për të kryer kr.ime të mëtutjeshme do të rritet drastikisht posa ai të informohet për ak takuzën e konfirmuar dhe për hollësitë e ak uzave të konfirmuara, të cilat mund të sjellin dëním me burgim të përjetshëm”, thuhet në dokumentin që Jack Smith ia kishte dërguar gjyqtarit të Proc edurës Paraprake, Nicolas Guillou.

Në këtë kërkesë vërehej insistimi i kryeprokurorit të Speciales për arr estimin dhe parabur gosjen e Thaçit, ashtu sikur tash që Zyra e Prok urorit të Specializuar kërkon mbajtjen e tij në Hagë, duke kundërshtuar lírimin me kusht dhe mbrojtjen në liri të ish-presidentit.