Mblidhet kryesia e LDK-së, mund të diskutohet për koalicionin me PDK’në

LDK – PDK

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka mbledhur anëtarët e kryesisë. Në këtë takim po merr pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Në një deklaratë të më hershme kreu i kësaj partie, Isa Mustafa ka thënë se tashmë i kanë hequr vijat e kuqe ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, me të cilin ka bashkëqeverisur në dy mandate.

Indeksonline ende nuk ka marr asnjë konfirmim nga anëtarët e kryesisë së LDK-së për arsyen e takimit.