Zgjedhjet nesër, Nuk do ta besoni sa mërgimtarë kanë hyrë dje nga pikat kufitare

Numër i madh i bashkatdhetarëve këto ditë kanë arritur në Kosovë, kjo për të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen nesër.

Vetëm dje në pikat kufitare të Kosovës në perëndim, lindje dhe veri janë kontrolluar në hyrje 22.325 persona.

Ndërkohë që sipas zyrtarëve policor gjatë 24 orëve kanë hyrë 7316 makina të cilat janë kontrolluar. Po ashtu, janë kontrolluar edhe 196 autobusë.

Vlen të përmendim faktin se për zgjedhjet e ditës së nesërme, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar gjithësej 28 subjekte politike./IndeksOnline/

/Foto ilustrim