Fola me votuesit e VV-së në Drenicë, më thanë se e votuan pa dëshirë dhe hatri i dikujt

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku, në një intervistë ekskluzive për Periskopin ka folur për herë të parë mbi procesin zgjedhor të 14 shkurtit.

Lushtaku ka deklaruar në intervistën që do të publikohet e plotë se nuk është i kënaqur me rezultatin e Partisë Demokratike.

Sidoqoftë, ai e ka vlerësuar votën e marrë në Skënderaj – derisa ka thënë se edhe në këtë komunë performansa ka mundur të jetë më e mirë. Lushtaku e ka komentuar edhe rritjen zgjedhore të Vetëvendosjes në Skënderaj, duke thënë se ka biseduar me këta votues dhe se votën Kurtit ia kanë dhënë pa dëshirën e tyre.

“Realisht unë kam pritur që edhe në Drenicë me qenë më mirë, por kanë qenë disa faktor që njerëzit ja kanë dhënë votën Albin Kurtit, jo me dëshirën e tyre sepse me një pjesë të tyre kam folur, por për hatër të dikujt tjetër nuk po du me përmend emra.’’ – ka thënë z.Lushtaku, përcjell Periskopi.

Përgjigja e plotë:

‘’Nuk e besoj që dikush prej PDK-së është i kënaqur me këtë rezultat; ne kemi pritur shumë më shumë, por ky është vendimi i qytetarëve; me punu kemi punu gjatë zgjedhjeve… por nuk kemi qenë boll me punu edhe para zgjedhjeve, nuk është që kemi pasur afërsi shumë me qytetarët. Unë jam njëri nga faktorët që ka fitur, por jo nga faktorët kryesorë… po du me i falenderu qytetarët e Skenderajt që e kanë vlerësuar punën… jo vetëm punën teme por krejt të PDK-së, sidomos të kryesisë që është në Skenderaj. Qytetarët e Drenicës dinë me vlerësu punën edhe angazhimin. Realisht unë kam pritur që edhe në Drenicë me qenë më mirë, por kanë qenë disa faktor që njerëzit ja kanë dhënë votën Albin Kurtit, jo me dëshirën e tyre sepse me një pjesë të tyre kam folur, por për hatër të dikujt tjetër nuk po du me përmend emra.’’ /Periskopi/