Kosovari merr “Audin Q8” me qira në Aeroportin e Prishtinës – e shet në Shqipëri

Një kosovar ka marr me qira një veturë të markës “Audi Q8” në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës por më nuk e ka kthyer.

Sipas raportit të Polícisë së Kosovës, kosovari d yshohet se e ka shitur atë në terrítorin e Shqipërisë, raporton Gazeta Insajderi.

“ANP Adem Jashari, Prishtinë 19.02.2021-17:20. Drejtoria për Hetímin e Krímit te Organízuar, përkatësisht Njësia e Auto-Krímeve, pas pranimit të një informate nga Stacíoni Polícor Lipjan se i d yshuar mashkull kosovar, ka marrë veturën AUDI Q8 me targa lokale, me qira nga një kompani ‘Renta a CAR’ dhe dyshohet se veturën në fjale e ka shitur ne terrítorin e Shqipërisë”, thuhet në raportin e policisë.

Polícia ka bërë të ditur se “Vetura është lokalízuar ne Shqipëri, ku e njëjta nga autoritete shqiptare është s ekuestruar dhe tash gjendet nën mbikëqyrjen e polícisë së Shqipërisë”.