“Albin Kurti do të jetë në pushtet mbi 10 vjet” Ja kush e thotë!

Albin Kurti ka qenë në pushtet për vetëm 50 ditë, por pas fitores së 14 shkurtit pushtetin do ta mbajë së paku edhe 10 vjetët e ardhshme, mendon Agim Bahtiri, kryetari i Komunës së Mitrovicë së Jugut dhe bashkëpunëtori politik i Kurtit.

Për Bahtirin parashikimi për Kurtin nuk është në nivel pro.gnoze individuale, por një vrojtim i përgjithshëm.

“Të gjithë e kanë kuptuar”, thotë Bahtiri për Albanian Post.

“Albin Kurti do të jetë në pushtet mbi 10 vite”, shprehet ai.

Bahtiri e ka bindje po ashtu se jetëgjatësia mbidekadshe në pushtet e Kurtit, do t’i shkojë në favor qytetit që ai e udhëheqë.

Pas fitores së Vetëvendosjes, Bahtiri ka siguri se do jetë ndryshe./Albanianpost