Policia e Kosovës i kthen qytetarit kuletën e humbur me një shumë të majme parash

Më datë 19.02.2021 zyrtari polícor G.B. derisa ishte në detyrë në Stacíonin Polícor Kufitar Kullë, rreth orës 23:45, gjersa ishte në patrullë në këmbë në afërsi të një kompanie të sigurimeve, në rrugë ka vërejtur një kuletë.

Pas njoftimit të mbikëqyrësit të tij dhe gjatë verífíkimit, është konstatuar se në kuletë gjenden letërnjoftimi i qytetarit A.F., Komuna Skenderaj, leja e vozitjes, 1200 euro dhe 780 denarë të Maqedonisë veriu.

Zyrtarët polícorë kanë marrë veprímet polícore dhe kanë arritur të gjejnë dhe të vënë kontakt me pronarin, i cili ka ardhur në Stacíonin Polícor Kufitar Kullë dhe i janë dorëzuar kuleta me të hollat dhe dokumentet.

Qytetari, pronari i kuletës, ka falënderuar Polícinë e Kosovës dhe ka shprehur mirënjohje të larta për profesionalizimin dhe punën e kryer në shërbim të qytetarëve të vendit./express