MJERIM! Policia dënon qytetarin ndërsa e falë deputetin e PDK-së (VIDEO)

Të shumta janë rastet kur qytetarët shkelin rregullat e trafikut.

Por mbi të gjitha në kryeqytet edhe më të shumta janë rastet kur shoferët ndalojnë veturat vend e pavend.

E një veprim të ngjashëm së fundi bën dy qytetarë, njëri prej tyre deputet i Kuvendit të Kosovës.

Në një video dhe disa fotografi të siguruara nga lajmi.net shihet se si deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa kishte parkuar veturën në një vend të palejuar në Prishtinë.

Njësoj kishte vepruar edhe një qytetarët tjetër. Por janë zyrtarët policorë ata të cilët gjobitën qytetarin në fjalë, por jo edhe deputetin Beqa.

Gjobitja e qytetarit
Madje sipas dëshmitarëve të rastit kjo gjë u pa qartë dhe deputeti Beqa dëgjohet madje duke i thirrur zyrtarët policorë të njësive të trafikut për t’i “lutur” që të mos ia shkruajnë gjobën.

Duhet përkujtuar që gjatë kohës së fundit Policia e Kosovës shqiptoi gjoba të shumta në drejtim të shkelësve të rregullave në trafik, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 448 tiketa trafiku.