Vjosa e Albini në Gërmi, zyrtari i LDK-së: Isa Mustafa dikur s’guxonte të qëndronte as në shtëpinë e tij nga militantët e Kurtit

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Florian Dushi, ka reaguar pas publikimit të disa fotografive në media, ku shihen kryeministri Albin Kurti dhe deputetja Vjosa Osmani bashkë me familjarët e tyre në Gërmi.

Dushi ka shkruar se në një kohë ish-kryeministri, Isa Mustafa nuk mund të qëndronte i qetë as në shtëpinë e tij, nga siç i ka quajtur ai “militantët e dhunshëm” të Kurtit.

“Kryeministri i LDK-së, në të kaluarën, me familjen e tij nuk mund të qëndronte i qetë as në shtëpinë e tij private nga militantët e dhunshëm të Kryeministrit aktual!”, ka shkruar ndër të tjera Dushi.