Gashi për Kurtin: o ALBIN, “I ke afër 70 deputet, nuk po di të qeverisësh”

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, pas përmbylljes së seancës së jashtëzakonshme për ndryshim të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, ka thënë se kryeministri Kurit nuk është i zoti ta qeverisë vendin edhe pse se i ka afër 70 deputet.

“Kryeministri Kurit nuk është i zoti ta qeverisë vendin, ky ligj asgjë nuk ka të bëjë më zgjedhjet lokale, ai është ligj tjetër edhe pse se i ka afër 70 deputet e nuk po di të qeverisë vendin”, ka thënë Gashi.

Ai ka bërë të ditur se partia e tij nuk do të marrin pjesë në seancën e zgjedhjes së presidentit, pa u tërhequr Ligji për Zgjedhje.

“Pa u tërhequr ky ligj, ne nuk marrim pjesë në seancë”, ka thënë Gashi./Indeksonline/