Mërgata i kthehen ashpër Kurtit: Votën ta dhamë për punë jo për filma të natës, nuk të votojmë prapë ne zgjedhjet e reja

Kryeministri, Albin Kurti ka reaguar ndaj zhvillimeve të mbrëmshme në Kuvendin e Kosovës ku dështojë votimi për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje.

Kurt tha se projektligji i mbrëmshëm është në funksion të garantimit të së drejtës së votës për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Madje, ai as sot nuk i ka ndalu kërcënimet ndaj opozitës duke ju thënë se nëse nuk bëhen 80 vota për Vjosa Osmanin, do të bëhen mbi 500 mijë në zgjedhje për Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Insajderi.

“Ne nuk mund dhe nuk duam ta çojmë vendin në zgjedhje të sërishme sepse ne duam ta zgjedhim Presidenten e re. Ata që nuk e duan zgjedhjen e Presidentes, ata që nuk e duan Presidenten, që kanë bërë e po bëjnë luftë speciale kundër saj, mund ta çojnë vendin në zgjedhje. Me zgjedhjen e tyre ata i kanë zgjedhjet në dorë: ose mbi 80 vota në kuti për Vjosa Osmanin, ose mbi 500 mijë vota në kuti për Lëvizjen VETËVENDOSJE!”, ka thënë Kurti.

E ndaj kaosi politik të nxitur mbrëmë nga Qeveria Kurti, dhe nga postimi i sotëm i Kurtit kanë reaguar edhe përkrahës e VV-së nga mërgata.

Ata janë shprehur se nuk do ta votojnë prapë Vetëvendosjen nëse Kurti e dërgon vendin ne zgjedhje.

“Ligjin për Zgjedhje duhet te kaloj por jo ne këtë mënyre. Votën ta dhamë për pune jo për filma të natës, unë edhe shume te tjerë qe i njoh nuk te votojnë prapë ne zgjedhjet e reja”, ka shkruar një qytetar.

“Unë të kam votu nga diaspora, kadal mos e bon berllog me këtë ligj, të enjten nëpër parqe e në mbramje kishe po bojna ligj, me nxitim nuk shkon”, thotë një qytetar.