Maloku: Albini dhe Vjosa besnik ndaj njëri-tjetrit, e mbajtën fjalën!

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, Naim Maloku ka përgëzuar veprimet e fundit të Albin Kurtit karshi situatës politike në vend.

Përmes një shkrimi të gjatë në Facebook, ai ka shkruar se Kurti dhe Osmani shkojnë në zgjedhje apo mbetën me 58 deputetë shqiptar në opozitë, ata nuk i nënshtrohen Listës Serbe.

“Nese Lista Serbe rrinë në Kuvend ka me qenë vetëm rezultat i presionit ndërkombëtar. Pra më në fund e pamë që dikush nga politikanët shqiptar të Kosovës kanë dinjitet dhe nuk i nënshtrohen Listës Serbe. Albin Kurti nuk e tradhton marrëveshjen parazgjedhore me Listën ” Guxo” edhe me çmimin e shkuarjes në zgjedhje dhe humbjës eventuale të tyre. Kush i garanton që prap i fiton ato?”, ka deklaruar Maloku

Postim i plotë: