Nëna shqiptare që nuk i jepte gji foshnjës që qante, edhe pse kishte qumësht… Një rrëfim që të “heq trurin”!

A e dini se sa shumë dëshirojnë nënat pas lindjes që të kenë qumësht me bollëk për foshnjën dhe ta ngopin atë?

Sa shumë ato stresohen dhe vuajnë, duke shtrydhur gjirin, duke ngrënë përtej dëshirës, madje shkojnë deri aty saqë kërkojnë “hua” disa pika qumësht nga lehonat në maternitet. Por, një histori krejt ndryshe vjen nga një nënë shqiptare.

Një rrëfim që “të heq trurin” për ftohtësinë e një lehone ndaj fëmijës së saj, që kurrë nuk ia ofroi gjirin buzëve të foshnjës së saj, edhe pse kishte qumësht.

– Ndiqni në vijim rrëfimin e një nëne që ka qenë prezent gjatë kësaj ngjarje në maternitet, e cila përpiqet mos ta gjykojë atë nënën tjetër që lë pa qumësht foshnjën edhe pse e ka gjirin plot…

POR, supershendeti.com, ju pyet: Po ju si mendoni, çfarë “emri” do t’i vinit një lehone që i mohon qumështin fëmijës së vet?

Rrëfimi: Para ca vitesh, kur solla në jetë njërin prej fëmijëve, unë dhe nënat e tjera duhet të shkonim në një dhomë të veçantë, për t’u dhënë gji foshnjave tona.

Në periudhën e parë të lindjes së fëmijës, të gjitha nënat janë të frikësuara, se mos ndoshta nuk kanë mjaftueshëm gji, ose nuk ju vjen fare.

Është e qartë që kemi shkëmbyer këshilla, mendime, frikëra, emocione, por edhe përvoja ndërkohë që mbanim në krahë dhe ushqenim me gji fëmijët. Stafi ishte shumë i mirë dhe na ndihmonim në çdo moment dekurajimesh, kur fëmijët nuk flinin, apo nuk donin të pinin gji.

Infermieret na ndihmonin dhe na jepin udhëzimet e duhura, në lidhje me çdo pyetje që ne kishim. Në mesin e të gjitha nënave ka qenë njëë Nën, e cila më ka impresionuar.

Qëndronte e ulur në heshtje dhe fëmijën e mbante para. Deri më tani gjithçka ishte në rregull. Por gjëja që më goditi ishte fakti, se ajo nuk bëri asnjë hap për t’i dhënë gji fëmijës.

As nuk u përpoq t’ja tregonte gjirin. E puthte fëmijën e përkëdhelte, por nuk i jepte gji. Nuk ishte as e tensionuar. Asgjë. Ishte shumë normale. Pas disa minutash infermierja arriti me shishe në dorë dhe me një qetësi totale filloi të ushqente fëmijën.

Të gjitha ne shkonim në atë dhomë disa herë në ditë dhe domosdo që do të krijonim dhe miqësi. Me disa, ajo krijoi një lloj afrimiteti. Kurse unë jo. Një grua e gjeti kurajon dhe e pyeti, se pse nuk e ushqen fëmijën me gji. Ajo me qetësinë më të madhe u përgjigj se… nuk ka asnjë lloj arsye!

“Thjesht kështu e kam zgjedhur”, tha ajo. Por sigurisht që fëmija udhëhiqet nga instikti i nënës, nga aroma e saj, nga zhurma e zërit të saj dhe nga çdo gjë tjetër.

Stafi bënte shpesh mbledhje me nënat mbi rëndësinë që kishte qumështi i gjirit. Por ajo përsëri vazhdonte dhe i jepte me shishe; ishte e bindur për vendimin e saj.

Fëmija sigurisht që do të rritet dhe me qumësht formulë, por nga qumështi i nënës do të merrte disa vitamina më shumë.

Ky veprim më ka ngelur në mendje, sepse më duket e çuditshm,e në qoftë se një nënë ka aftësinë për t’i dhënë qumësht fëmijës dhe vendos të mos i japë, për çfarëdolloj arsye tjetër.

Me të vërtetë që nuk e kuptoj këtë vendim, por në të njëjtën kohë dhe nuk e dënoj. Gjithkush është i lirë të bëjë atë që mendon dhe në mënyrën që ai e konsideron të përshtatshme.