Këto janë fjalët e para të Albin Kurtit për Graincën pas kalimit në VV

Deputetja e PDK-së, Adelina Grainca sot ka kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Indeksonline.

Këtë edhe zyrtarisht e ka konfirmuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Deputetja më e re e Kuvendit të Republikës, znj. Adelina Grainca, na u bashkua sot në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Ajo është në përfundim të studimeve Master në Universitetin Amerikan në Kosovë. Do të punojmë bashkë për progresin e gjithmbarshëm”.