Shokët i mbledhin 11 mijë euro për ta kthyer e v arrosur në Kosovë shokun e tyre

Televizioni italian, Tele Tevere ka shkruar për një kosovar 43 vjeç, i cili ka v dekur aksídentalisht teksa po punonte.

Emri i tij ishte Bekim Kunushevci, 43 vjeç, me origjinë nga Kosova, por për 20 vjet ai kishte jetuar në Itali ku kishte ardhur si refugjat duke ikur nga l ufta. Ai aktualisht banonte në Anghiari me gruan dhe dy fëmijët e tij (të moshës 10 dhe 8 vjeç). Më 27 mars në Città di Castello një aksídent shumë i rëndë në punë rezultoi në v dekjen e tij, shkruan TV Tevere.

Ai po bënte disa punë ndërtimi brenda një apartamenti. Teksa ndodhej në një shkallë, papritmas ai rrëshqiti dhe godíti kokën me në cep të shtratit. Menjëherë ai u transportua në spitalin Tifernate, më pas në Santa Maria della Misericordia në Perugia, ku vdíq në 30 mars.

Por ky rast i tríshtë ka disa anë për të sqaruar, aq sa kosovari është në qendër të një hetími nga Prokuroria Publíke e Perugias e cila ka hapur një dosje për v rasje pa dashje duke regjistruar dy përfaqësuesit e ndërmarrjes ndërtimore. Për më tepër, si pjesë e hetímeve, u kërkua marrja e të dhënave m jekësore të spítaleve (të Città di Castello dhe Perugia).

Anëtarët e familjes së 43-vjeçarit mbrohen nga avokatët Emanuela Splendorini dhe Mirco Meozzi. Trupi u dërgua për obduksion, u krye një autopsi dhe më 7 prill, p rokurori publík Massimo Casucci, i cili koordinoi hetímet, lëshoi ​​autorizimin për t’i dhënë lamtumirën e fundit 43-vjeçarit.

Trupi i pajetë i shqiptarit i cili humbi jetën në Itali, do të kthehet për v arrim në Kosovë falë një solidariteti të bashkëkombasve që jetojnë në Itali dhe Ballkan.

Komuniteti kosovar, shqiptar dhe maqedonas që jetonte në Valtiberina, i ndihmuar nga disa italianë, organizoi një mbledhje fondesh për të mundësuar që trupi i pajetë i Kunushevcit të kthehej në atdhe.

Falë këtij organizimi u mblodhën 11,000 euro të cilat do të përdoren për t’i paguar shpenzimet. Ajo që mbetet do t’i dhurohet gruas dhe fëmijëve.