Valon Syla: Gjithçka çka kishte sharë e pshtyrë Albin Kurti, sot po e lëpin

Familjarë të zyrtarëve të LVV-së janë punësuar në ministri. Axha i Glauk Konjufcës është punësuar si këshilltar politik i Ministrit të M brojtjes. Me të njëjtin post, por në një ministri tjetër, atë të Shëndetësisë është emëruar edhe Sami Uka, vëllau i deputetit të LVV-së, Fitim Uka.

Albin Kurti, kur ishte në opozitë besonte se të afërmit nuk do të kenë vend në instítucíone kur LVV vjen në p ushtet.

Axha i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës është punësuar si këshilltar politik i Ministrit të Mbrojtjes.

Rabit Konjufca anipse ka një karrierë të bujshme në të kaluarën si i b urgosur politik, ish-pjestar i UÇK-së, e më pas edhe TMK-së e FSK-së, po cilësohet si p eng i deklaratave të liderit të VV-së në të kaluarën.

Ky në një përgjigje për T7 ka thënë që nipi i tij, Glauk Konjufca nuk ishte fare në dijeni për emërimin e tij.

Me të njëjtin post, por në një ministri tjetër, atë të Shëndetësisë është emëruar edhe Sami Uka.

Ky është edhe vëllau i deputetit të LVV-së, Fitim Uka.

E njohësit e çështjeve politike thonë që LVV do të duhej t’i mbante premtimet që kishte dhënë sa ishte në opozitë.

Sipas Bekim Kabashit, retoríka opozitare që ka krijuar VV në të kaluarën do t’i kthehet boomerang.

Ndonëse disa zyrtarë të LVV-së kanë arsyetuar këto emërime, analistët thonë që është e njëjta situatë si me qeveritë tjera.

Valon Syla thotë se gjithçka çfarë kishte sh arë e p shtyrë Albin Kurti sot po e l ëpin.

Së fundmi, këshilltarja e kryeministrit, Albin Kurti, Fëllanza Podrimja ka kërkuar nga qytetarët që t’i drejtohen asaj nëse hasin raste të k orrupsíonit dhe nepotízmit brenda institucioneve të reja.

E të menjëhershme kanë qenë edhe raportimet e qytetarëve.