Lajm i rëndësishëm për nxënësit dhe prindërit, patjetër duhet ta lexoni këtë lajm


Tre mësimdhënës dhe një punëtor teknik të shkollës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë kanë rezultuar me koronavirus, si rezultat i kësaj mësimi do të kalojë online.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar drejtoresha për Arsim në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala.

“Nga sot shkolla kalon në mësim online, për shkak se tre mësimdhënës dhe një punëtor teknik kanë rezultuar pozitiv me koronavirus”, tha Shala

Po ashtu bëhet e ditur se edhe një nxënës i Gjimnazit “Sami Frashëri” ka rezultuar me koronavirus me ç’rast klasa ka kaluar në mbajtjen e mësimit online.