80-vjeçarja e cila shkon në bjeshkë, shkurton dru dhe bën çajëra shërues (VIDEO)

Më shumë se vullneti që e ka pasur, kanë qenë rrethanat familjare të cilat kanë bërë që Nife Kuqi, afro të 80-ave, mos ta ndalë punën asnjëherë. Gjithë ditën ajo kryen punë të ndryshme, jo aq të lehta. Sytë e saj flasin shumë dhe tregojnë vuajtje, sakrificë e dashuri për fëmijët. Ndërkohë, burrin e kishte humbur në moshë të re.

Gazetare: Syzana Hajradini

Përveç punëve fizike, kjo grua shkon edhe në bjeshkë për të mbledhur disa bimë.