Kush e çliroi Kosovën, NATO apo UÇK

Nga Viktor Buzhala

Një dilemë tashmë 22 vjeçare ekziston në këtë vend: kush e çlíroi Kosovën? Përkrahësit e flaktë të UÇK’së mendojnë që këtë e bëri vetëm ushtría jonë, ndërsa ata që se duan UÇK’në mendojnë që këtë e bëri vetëm NATO.

Kjo dilemë vije në pah më së tepërmi me 24 mars, atëhetë kur NATO filloi aksíonet nëpër Serbi.

Janë shumë vija ndarëse, të cilat janë munduar ti përbashkojnë disa popullistë: Na çlíroi UÇK’ja në bashkëpunim me NATO’n.

Por, a do të mundëte UÇK ta çlíronte vendin pa ndihmën e Alenacës Atlantike? Vështirë, për të mos thënë e pamundur.

A do të intervenonte NATO nëse UÇK nuk do të ekzistonte? Padyshim që jo.

Një bashkëveprim, një bashkērëndim yni me bashkësinë ndërkombëtare, solli momentumin e dëshiruar.

24 marsi për shumkë në Kosovë mbetet data më e paharruar e jetës së tyre. Më në fund secili ishim të bindur që filloi koha jonë, na erdhi dita, ishim të bindur që tashmë jemi më të f ortë se Serbia dhe se ajo përufundimisht do të shporrej nga këtu.

Kështu edhe ndodhi. Pra, me 24 mars filloi triumfi i të mirës ndaj të keqes. Duhet ti kujtojmë ata që ranë për këtë vend, por ti themi faleminderit gjithmonë edhe NATO’s, edhe Amerikës në veçanti.