“S’po muj me besu”, reagon Haradinaj pas zbritjes së shtesave të pensionistëve

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për uljen e shtesave të pensioneve për 20 euro në krahasim me tre muajt e fundit.

Lidhur me këtë ka reaguar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, shkruan Indeksonline.

Ai tha se ky vendim është jonjerëzor pasi jemi në kohë mjaft të vështirë.

“S’po muj me besu që të hiqen 20 euro shtesa nga pensionet, në këtë kohë kaq të vështirë. Jonjerëzore!“, shkroi Haradinaj.

Tani e tutje, përfituesit e skemës së pensioneve do të marrin vetëm 10 euro shtesa mbi pensionin bazë nën vlerën prej 100 eurove.