Skandaloze: Djali i ish-kryetarit të Komunës së Istogut, tash e 11 vite e ka veturën zyrtare!

Ilir Ferati, djlai i ish-kryetarit të Istogut, Fadil Ferati, tani e 11 vite e mabn veturën zyrtare të Komunës së Istogut.

Vetura e tipit ‘Mercedes Benz’ ishte blerë nga Komuna e Istogut në kohën e ish-kryetarit Fadil Ferati. Pasi kishte ndërruar jetë ish-kryetari Fadil Ferati, djlai i tij Iliri kishte shku me e marrë veturën dhe disa sende të tjera që i përkisnin kryetarit.

Ende nuk dihet se si ka ndodhur ky transaksion i pronësisë së veturës mes Komunës së Istogut dhe djalit të ish-kryetarit.

Sipas burimeve të portalit PaRrotlla, familja Ferati njihet në këtë komonë për kapje të institucioneve.

Telegramisot ka pritur një pergjigje nga Ilir Ferati, lidhur më lajmin që e ka publikur portali Parrotlla, po deri me sot nuk ka pas as mohim e as pohim të kësajë akuze nga pala e apostrofura.