Prekëse: 13 vjeçari Kosovar, e mbante krejt familjen duke kërkuar lëmoshë

Aktori Jeton Zogjani ka treguar historinë e njohjes me 13-vjeçarin që u gjet pa shenja jete në dhomën e gjumit nga babai i tij në Fushë Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Zogjani ka thënë se ai ishte njëlloj kryefamiljari që mbante familjen duke kërkuar lëmoshë.

Ai ka treguar se edhe pse në moshë të re, ai ia paguante nënës së tij ratën kreditore e edhe rrymën.

Ja postimi tij: