Ngjarja e rëndë në Pejë, dalin detaje të reja

Sot gjatë ditës në fshatin Novosellë të Pejës ka ndodhur një v rasje.

Bashkim Brahimaj është q ëlluar për v dekje nga i d yshuari Faton Brahimaj.

Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë së Pejës ka thënë se i dyshuari edhe më tej ndodhet në a rrati.

Shkak i kësaj t ragjedia ka qenë prona.

“Njësitet relevantë kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin kujdestar të Departamentit të K rimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Pejë.

Një person me a rmë z jarri është p rivuar nga jeta. Dyshimet fillestare janë se vepra është kryer nga një i afërm i v iktimës.

I njëjti është në arrati dhe organet kompetente po bëjnë përpjekje për ta arrestuar”, ka thënë Nikçi për IndekSOnline/

Gjithashtu zëdhënësi njoftoi se t urpi i v iktimës është dërguar për o bduksion.

“Trupi i p ajetë i v iktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për o bduksion”, ka thënë Nikçi.

Policia ka njoftuar v rasja ka ndodhur gjatë ditës, ndërkohë që njoftimi i policisë është bërë rreth orës 14:00.

“14:40 minuta policia është njoftu për një v rasje në fshatin Novosellë. Me të arritur policia ka hasur në një trup të shtrirë dhe është kërkuar emergjenca e spitalit, mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në përgjigjen e tyre”./IndeksOnline/