E dhímshme: Dy Mërgimtarë shqiptarë humbin jetën nga një aksídent

Si pasojë e këtij aksidenti, siç njofton policia austriake, kanë h umbur jetën dy shqiptarë. Ndërkohë, dy shqiptarë të tjerë dhe tre rumunë që ishin në automjetin tjetër, mbetën rëndë të lënduar.

Një aksident t ragjik ka ndodhur mbrëmë pas një p ërplasjeje mes dy veturash afër St.Pölten të Austrisë.

Dy persona humbën jetën në këtë aksident, i cili ndodhi të dielën në mëngjes në Westautobahn (A1) afër St.Pölten-Süd. Pesë persona të tjerë u p lagosën, disa rëndë.

Kështu ka njoftuar Departamenti i zjarrfikësve në St. Pölten-Stadt, shkruajnë mediat austriake. Sipas policisë, deri të aksidenti erdhi pasi që dy vetura u p ërplasën, njëra prej të cilave thuhet se po lëvizte në krahun e gabuar, përcjell albinfo.at.

P ërplasja ka ndodhur rreth orës 3:30 minuta të mëngjesit midis Loosdorf (qarku Melk) dhe St.Pölten, në rrugën për në Vjenë. Sipas policisë austriake, një veturë me numër të tabelave shqiptare, e cila ishte ndaluar për pushim në Völlerndorf, mendohet se mund të jetë kyçur gabimisht në autostradë.

Në anën tjetër, një veturë që po lëvizte në drejtim të tyre ka g oditur veturën shqiptare, në të cilën gjendeshin brenda katër persona me shtetësi shqiptare.

Dy prej tyre mbetën të vdekur. Dy të tjerë dhe tre rumunë që ishin nga automjeti i dytë i përfshirë në aksident kanë marrë l ëndime të rënda, përcjell tutje albinfo.at.

Në vendin e ngjarjes janë dalë edhe ekipet e emergjencës, nga ku zjarrfikësit nxorën v iktimat nga automjeti, ndërsa të lënduarit u dërguan menjëherë në spitalin e afërt.

Identiteti i viktimave dhe të p lagosurve ende nuk është bërë i ditur.