Tha se shqiptarët do ikin nga vendi pas fitores së Ramës, shkrimtarja çka: Po i ulen në gjunjë atij….

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, Flutura Açka, në lidhje “Skype” në “A Show” foli për zgjedhjet e 25 prillit dhe s ituatën në vendin tonë.

Sipas saj, në Elbasan ka qenë një situatë tejet e tens ionuar, teksa deklaron se me marrjen e mandatit të tretë të Ramës, Shqipëria ka hyrë në një dikt aturë të rrez ikshme.

“Kam takuar dhe të majtë që prisnin kthesën. Elektorati i majtë, jo Rilindja, nuk është i gjithi në festë, ka dhe të trishtuar. Nga mënyra se si e majta e erdhi në pushtet, domethënë Rilindja se nuk është e majtë, është e t rishtueshme. Fakti që Rama ka qenë kaq i sigurt, e kishte përgatitur marrjen e zgjedhjeve. Rama është i lodhur, por egoja e tij bëri që të marrë në këtë mënyrë mandatin e tretë.

Shqipëria është e detyruar të gjunjëzohet sot një di ktature të rr ezikshme.

Pse di ktaturë? Sepse mekanizmi që na çoi në këto zgjedhje, ishte i fr ikshëm. Vetëm etërit e k omunizmit mund ta përgatisnin këtë gjë. Pse nuk u krijuar partitë e vogla para disa vitesh, por para pak muajsh. Ato janë sponosorizime për të përçarë të djathtën.